Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dega Podujevë Bajram Ajeti, e ka demantuar lajmin se kinse në Podujevë ka filluar të ndahen degët, raporton Llapi.info

“Të gjitha janë gënjeshtra të portaleve që ndikojnë keqas jo vetëm në Lëvizje por edhe në tersi në shoqëri kosovare duke dezinformuar. Këtu marr përgjegjësin për këtë që e them sepse ne këtu jemi mirë. Kjo është një shpifje, rrena të portaleve që nuk po tregojnë realitetin. Disa anëtarë të strukturës reaguan si të befasuar sesi në portale dalin informata, kur gjithçka ishte ndryshe në Lëvizje. Disa portale po i shërbejnë dreqit me dezinformata të tilla, të gjitha këto do të tejkalohen” tha Ajeti

Në një intervistë për Llapi.info ai ka treguar arsyen e mbledhjes së mbajtur ditë më parë ku tha se kjo mbledhje është mbajtur si mbledhje e rregullt.

“Mbledhja e këshillit të qendrës është mbajt si mbledhje e rregullt, me rekomandim, orientimin që na ka dhanë qendra të kryejmë disa obligime statutare por jo dhe vetëm edhe rregulloren e zgjedhjeve të brendshme. Kur tash dihet që janë zgjedhjet për kryetar të LVV-je, dhe kishim për obligim që ne ta zgjedhim komisionin zgjedhor, në këtë mbledhje patëm një rend pune, që përfshinte situatën aktuale të LVV-së. Pastaj raportin financiar të zgjedhjeve ku kemi obligim ndaj Komisionit qendror zgjedhor ku është obligim i qendrës, ku u aprovua në tërësi. Pastaj patëm planin e punës për 3 mujor, meqë tash këshilli i qendrës e ka me statutë të obliguar të mbajë mbledhjet e veta, ku përcaktuam disa detyra si Zgjedhjet e brendshme që të shkojnë mirë të udhëhiqen mirë, u formua edhe komisioni i qendrës prej 5 anëtarësh zgjedhja shkoi mirë ku ishte prezent edhe sekretari i përgjithshëm” tha Ajeti

Tutje Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë bëri të ditur se në këtë mbledhje të këshillit ishin të gjithë asamblistët përveç njërit i cili ka edhe ka paraqitur hapur qëndrimin e tij.

“Në këshillë te ne bëjnë pjesë edhe asamblistët, ku ishin të gjithë me përjashtim të njërit, i cili nuk erdhi në mbledhje edhe ai është sekretari organizativ i qendrës Blerim Maqastena, mbledhja shkoi pa asnjë problem. Është e vërtetë, edhe në mbledhje paraqita çështjen që tash për tash sa i përket strukturës së LVV-së i vetmi i cili ka paraqitur qëndrimin e vet që unë do të jem me grup apo të dorëhequrve apo si do ta pagëzojnë ata vetën. Blerimi hapur dhe qartë ka deklaruar se do të jem me Dardan Molliqajt, për momentin ai është në pushim. Kështu do të rishikohet pozicioni i tij, ne jemi të interesuar që problemet të zgjidhen” shtoi ai.

Sipas tij qëndrimi i Maqastenas nuk paraqet asnjë problem animi i tij për asamble komunale.

“Nuk paraqet asnjë problemi animi i tij, për asamble na tash do ta kemi takim së shpejti një mbledhje së bashku me grupin parlamentar edhe do të kërkojmë mendimin e secilit, edhe pse deri tash ne kemi pas 2 mbledhje dhe nuk është paraqitur ndonjë mospajtim. Ne si qendër do ta ruajmë unitetin, kush don të shkojë le të shkon” tha Ajeti

Sipas tij Blerim Maqastena e ka humbur besimin tek qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

“Ne do ta zgjedhim një tjetër sekretar sepse pune vazhdon dhe se Blerim Maqastena e ka humbur besimin tek qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë, ndash të hiqet nga prej grupit parlamentar ndash të rri neve nuk na intereson” tha Ajetii.

Tutje Ajeti tha se të paraqitësh kushte duke thënë të mos kandidohet Albini është diçka e papjekur.

“Mirëpo, të thuash kushdo qoftë ai, unë rri apo largohem duke paraqitur kushte që Albini të mos kandidohet është diçka papjekur ose tregon ambicie që nuk janë në dokumentet e Lëvizjes. Ne tashti do të vazhdojmë edhe unë kam bindjen e plotë se Lëvizja do të ruhet edhe në qendër por edhe këtu në Besianë, kam edhe bindjen se ne do të forcohemi më shumë, të gjitha këto do të tejkalohen” shtoi ai

Për fund ai u shpreh i lumtur që në qendrën ë Lëvizjes Vetëvendosje është paraqitur vetëm rasti i sekretarit si përkrahës i të dorëhequrve./Llap.info/