Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Ajet Potera ka mbajtur sot tubim në shkollën “Ibrahim Rugova”, në pikën e Mon Balajt.

Atje kishin qëndruar numër i madh i qytetarëve të cilët kishin ardhur në përkrahje të Poterës.

Bashkë me të ishte edhe deputeti Albin Kurti.

Për mbështetjen që qytetarët i dhanë Poterës, ky i fundit i ka falënderuar ata publikisht dhe u ka premtuar se ndryshimi siç ka ndodhur në Prishtinë, do të ndodhë edhe në Llap, shkruan Indeksonline.

“Shkolla “Ibrahim Rugova” në Podujevë, në piken e Mon Balajt, ishte shumë e vogël për të zënë numrin e madh të qytetarëve të pranishëm në tubimin e sontëm. Bashkë me mua ishin edhe kandidatët për asamble dhe lideri më popullor në Kosovë, Albin Kurti. Albini na tregoi se ndryshimi i nisur në Prishtinë do të vazhdojë këto zgjedhje në Llap edhe në shumë komuna tjera nëpër Kosovë. Faleminderit shumë për mbështetjen qytetarë të dashur. Më 22 tetor të gjithë së bashku #memendje e #mezemër, qytetin tonë do ta kthejmë tek qytetarët”, ka shkruar Potera.