Lokale - eSIMy

Kreshnik Ahmeti, shefi i Kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, ka reaguar pas sulmit në Serbi të një autobusi nga Kosova.

Ahmeti tha se nga sulmet që po i bëhen qytetarëve të Kosovës po ju bëhet e pamundur qarkullimi i lirë.

“Mbrëmë, një autobus i linjës Kosovë – Austri, nëpërmjet të cilit udhëtonin disa qytetarë të Republikës së Kosovës, u sulmua përbrenda territorit të Serbisë. Ky sulm i shtohet sulmeve të njëpasnjëshme me të cilat përballen qytetarët e Republikës së Kosovës, në mënyrë që t’u pamundësohet qarkullimi i lirë nëpër atë territor “- tha Ahmeti.

Ai shtoi se edhe përkundër konstruktivitetit të treguar nga ana e Qeverisë së Kosovës, Serbia po vazhdon ende të sulmojë dhe arrestojë qytetarët e Kosovës.

“Serbia, përkundër konstruktivitetit të Republikës së Kosovës, po vazhdon të bëjë arrestime dhe të mos ofrojë siguri për qytetarët tanë në territorin e saj. Ne i bëjmë thirrje Beogradit zyrtar, që t’i ndërpresë këto praktika. Gjithashtu i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, ta bindin Beogradin zytar t’i ndalë këto sulme dhe sa më parë të lirojë z. Nezir Mehmetaj, i arrestuar me 4 janar për shkak të akuzave të fabrikuara “-shtoi ai.

“Kjo gjendje është e papranueshme për ne dhe për projektin fqinjësisë së mirë në rajon “.

Konstruktiviteti i Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me Serbinë po vazhdon të përballet me sulme nga kjo e…

Gepostet von Kreshnik Ahmeti am Donnerstag, 12. März 2020