Lokale - eSIMy

Edhe një herë ka bërë thirrje të ndalohen tubimet publike, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ahmeti, në një postim në Twitter, thotë se madje tash është koha e fundit të ndërmerret një veprim i tillë.

“Është koha e fundit ti ndërmarrim masat parandaluese si pezullimi i tubimeve publike”, shkruan Ahmeti.

Edhe dje gjatë ditës, Ahmeti kërkoi të konsiderohet mbyllja e shkollave për parandalimin e koronavirusit.

Në Kosovë, nuk është raportuar asnjë rast me koronavirus, derisa në Shqipëri, numri ka shkuar në 10.