Ekipi Dialogues është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërsisë së Bashkuar, Richard Moore.
E pas takimit ka folur bashkëkryesuesi i dialogut, Shpend Ahmeti, raporton lajmi.net.
Ai ka thënë se Britania e Madhe kërkon që në fund të dialogut Serbia ta njoh Kosovën.
Ahmeti po ashtu tha se Londra kërkon heqjen e taksës pasi që nga ta po shihet si pengesë për vazhdimin e dialogut.
Ai ka folur edhe për deklaratat e Haradinajt drejtuar Mogherinit, për të cilat ka thënë se Kosova nuk mund t’i tregojë BE-së se kënd ta ketë në krye të politikës së jashtme.
Moore më vonë gjatë ditës pritet të takohet edhe me Haradinajn.






