Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pasi Gjykata Kushtetuese e vlerësoi si jokushtetues vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes, si masë mbrojtëse për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Ahmeti, si një nga më të zëshmit për kufizim të lëvizjes së qytetarëve, ka ftuar ata të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.
“Qetë ta mbrojmë jetën tonë! Gjykata Kushtetuese ka vendosur se vendimi i Qeverisë për kufizim të lëvizjes është jokushtetues. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese hyn në fuqi më 13 prill. Deri atëherë apo deri në një vendim tjetër, mos dilni pas orës 17:00, dhe po ashtu me lutje mos dilni as para orës 17. Jo pse e thonë vendimet, por se është e shëndetshme për jetën tuaj”, ka shkruar Ahmeti.






