Lokale - eSIMy

Barcelona thuhet se do të lajmëroj dy marrëveshje gjatë ditës së sotme dhe të dy pritet të vijnë nga Manchester City. Bëhet fjalë për sulmuesin Sergio Aguero dhe mbrojtësin Eric Garcia.

Klubi katalunas nuk do të vonojë me fillimin e ndryshimeve të nevojshme në skuadër, pasi synon një sezon të ri të suksesshëm pasi dështimit këtë vit.

Tashmë e disa ditë janë përfolur emrat e përforcimeve të mundshme dhe ato vijnë nga secili reparti, nga mbrojtja deri tek sulmi.

Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Barcelona pritet t’i konfirmojë sot dy marrëveshje.

Romano njofton se Aguero do të jetë në Barcelonë në orët e ardhshme në mënyrë që t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe kontrata deri në qershor të vitit 2023 tashmë është nënshkruar.

Ai gjithashtu njofton se edhe mbrojtësi spanjoll, Eric Garcia do të njoftohet gjithashtu si transferim i verës i klubit nga Camp Nou.

Në anën tjetër, Romano shton se marrëveshja me Georgino Ëijnaldum do të përfundojë zyrtarisht në ditët e ardhshme.