Agjencitë spiune amerikane po ndiqnin ngritjen e coronavirusit qysh në nëntor, disa javë para se informacioni të përfshihej në raportin e përditshëm të inteligjencës drejtuar Presidentit amerikan, Donald Trump, tha një ish zyrtar ushtarak amerikan për CNN.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, megjithëse data e saktë e raportit të parë mbetet e paqartë, burimet i thanë CNN se inteligjenca që në muajin nëntor dhe javët në vijim i ofruan vendit paralajmërime të shumta në lidhje me ashpërsinë e pandemisë, që tani ka shpëryther me të madhe edhe në SHBA.
Raportohet se paralajmërimi i parë u bë më 3 janar, në takimin midis presidentit dhe komunitetin të agjencisë amerikane, ndërsa rastet në Kinë ishin në rritje.
Mirëpo siç edhe raporton CNN, puna kishte vazhduar për javë të tëra, me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe agjencitë e tjera që po tentonin të zbulojnë se çfarë po ndodhë në Kinë.
Kujtojmë se numri i rasteve nga coronavirusi në SHBA ka shkuar në 466 mijë, ndërsa 16 mijë persona kanë ndërruar jetë.