Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka uruar mësimdhënësit për ditën e Mësuesit, njofton Llapi.info

Përmes rrjetit social Facebook, Veliu tha se kjo ditë është një rast i mirë për të përkujtuar ata që vunë themelet e shkollës shqipe.

“Dita e Mësuesit- 7 Marsi, është dita e misionarëve që përhapin dijen dhe edukojnë brezat ndër shekuj.Kjo ditë është edhe një rast i mirë për të përkujtuar ata që vunë themelet e shkollës shqipe, mundin dhe sakrificën që bënë, por edhe për të rikujtuar se na presin shumë punë në të ardhmen për të qenë në shërbim të dijes, nxënësve dhe atdheut. Të gjithë mësimdhënësve, urime Dita e Mësuesit!” ka shkruar Veliu./Llapi.info