Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, njofton Llapi.info

Veliu ka uruar që në këtë ditë shqiptarët të ndihen të bashkuar, duke e kujtuar sakrificën e popullit për liri e pavarësi.

Më poshtë urimi i plotë:

28 Nëntori është ndër datat më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.

Dita e Flamurit është festa që na bën bashkë dhe që sublimon përpjekjet dhe sakrificën e popullit për liri dhe pavarësi.

Është moment për t’i lartësuar e nderuar veprat e grave dhe burrave, që përgjatë historisë ranë në mbrojtje të atdheut.

Të gjithë shqiptarëve, urime Dita e Flamurit Kombëtar.

Image may contain: 1 person, standing and suit