Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, po qëndron për vizitë në Velbert të Gjermanisë, me ftesë të kryetarit të CDU-së, Burghardt Fulling, njofton Llapi.info.

Këtë vizitë, Veliu ka thënë se e ka bërë në cilësinë e kryetarit të LDK-së në Podujevë, në kuadër të marrëveshjes së partneritetit dhe marrëdhënieve të krijuara në mes LDK-së në këtë komunë dhe CDU në Velbert.

“Me ftesë të zotit Burghardt Fülling – kryetar i CDU në Velbert, në cilësinë e kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë po qëndroj për vizitë në këtë qytet të Gjermanisë, me qëllim të konsolidimit dhe thellimit të kontakteve ekzistuese në kuadër të marrëveshjes së partneritetit dhe marrëdhënieve të krijuara në mes LDK-së në Podujevë dhe CDU në Velbert. Gjatë takimit me z.Fûlling biseduam për format e bashkëpunimit dhe nënshkruam edhe një marrëveshje partneriteti për promovimin e mundësive, shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimit në shumë fusha, në mënyrë që të konsolidohet e thellohet marrëveshja mes dy subjekteve tona politike. U zotuam se do të angazhohemi të krijojmë lidhje dhe takime midis anëtarëve tanë aktivë dhe nënorganizatave dhe t’i mbështesim sa më shumë që të jetë e mundur”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu është larguar nga pozitat udhëheqëse të LDK-së në Podujevë pak para zgjedhjeve lokale, derisa në krye të kësaj partie është vendosur Ekrem Hyseni, ky i fundit që ishte në garë për të parin e Podujevës./Llapi.info