Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për medie pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së ku u shpallen 8 kandidatura për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në fund të tetorit.

Ajo që ra në sy tek kandidaturat është emërimi i Ekrem Hysenit për kryetar në komunën e Podujevës. Abdixhiku po ashtu tregon se vendim të degës dhe kryesisë së LDK-së, kompetencat e kryetarit të degës kanë kaluar tek Hyseni.

“Me vendim të kryesisë kandidati i ri i LDK-së për Podujevë është Ekrem Hyseni. Dhe kryesia e LDK-së i ka kaluar të gjitha vendimet e degës në Podujevë. Vendimet e njëjta do të jenë në të gjitha komunat me qëllim të demokracisë së brendshme. “Kompetencat i kanë kaluar kandidat për kryetar të komunës. Nuk ka të bëjë me shkarkim por kalim të kompetencave. Agim Veliu nuk ka kërkuar të jetë kandidat për kryetar të komunës”, shtoi ai”, tha ai./Llapi.info