Raportimi i Ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu, në komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, është përplasur me deputeten e VV-së, Arbëreshë Kryeziu.

E gjitha nisi pasi kjo e fundit tha se të gjitha raportet tregojnë se në administratë publike një prej mangësive është politizimi dhe ndërhyrjet politike.

“Njëra prej mangësive është politizimi dhe ndërhyrjet politike. Ajo që kemi parë në vazhdimësi si punësimi është politizuar. Ata që vijnë nëpërmjet lidhjeve politike”, tha ajo.

Ka reaguar më pas Veliu, i cili i tha se nuk pajtohet me deklarimet dhe konstatimet e saj.

“Nuk kam bërë ndonjë studim. Por kam vërejtur se administrata publike është e përgatitur dhe e kryen punën e vet në bazë të rregullave të përcaktuara. sa i përket ndikimeve nuk besoj që ka dikush imun, nuk jeni as ju atje ku keni pas mundësi”, tha ai.