Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka kujtuar veprimtarin Xhemail Mustafa në 19 vjetorin e vrasjes së tij, njofton Llapi.info.
Veliu në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se nuk do të jemi të qetë derisa autorët e vrasjes të dalin para drejtësisë.
“Edhe 19 vjet pas vrasjes tinëzare të Xhemail Mustafës, dhimbja për humbjen e intelektualit dhe veprimtarit të LDK-së, në Kosovën e lirë, është shumë e rëndë. Kosova dhe qytetarët e saj, LDK-ja, ne bashkëpunëtorët e Xhemës dhe mbi të gjitha familja e tij, nuk do të jemi të qetë derisa autorët e vrasjes të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Veliu./Llapi.info






