Lokale - eSIMy

Punimet për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik kanë filluar në një segment të rrugës “Zahir Pajaziti në Podujevë, njofton Llapi.info

Këto punime sot i ka përcjellë nga afër i pari i Podujevës, Agim Veliu, i cili përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se këto punimet janë faza fillestare për ndërtimin e sheshit.

“Në vizitë punimeve në realizimin e projektit për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në qendër të qytetit. Kjo njëherësh është faza fillestare e punimeve për ndërtimin e Bulevardit të Dëshmorëve”, ka shkruar Veliu./Llapi.info

Image may contain: 3 people, tree and outdoor

Image may contain: 2 people, tree and outdoor

Image may contain: one or more people, tree, sky and outdoor

Image may contain: 3 people, tree, sky and outdoor