Sipas statistikave zyrtare të KQZ-së kandidati i LDK-së Agim Veliu ka humbur 1070 vota krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2013, shkruan Llapi.info.

Sipas rezultateve Veliu në vitin 2013 pati marrë 19.871 vota, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2017 Veliu ka marrë 18.801, ose 1070 vota më pak.

Kjo rënje e Veliut sipas shoqërisë civile, është bërë për shkak se që një kohë të gjatë është në pushtet në Podujevë.

Shemsi Jashari nga “Demokracia Fillon Këtu” tha se kjo rënje e votave është e natyrshme dhe se pritjet kanë qenë se do të ketë rënje më të mëdha.

“Duke qenë në pushtet për një kohë të gjatë në Podujevë  dhe gjithashtu edhe me një qeverisje që lenë shumë për të deshiruar, rënia në numër të votave për kandidatin e LDK-së,  z.Agim Veliu është shumë e natyrshme. Pritjet kanë qenë se do të ketë rënie edhe me të madhe por si duket një ofertë jo shumë atraktive nga partitë opozitare bëri që z.Veliu, të ruaj primatin dhe të del me një rezultat shumë të lartë.”, tha ai.

Kujtojmë se Kandidati i LDK-së Agim Veliu dhe ai i Vetëvendosjes Ajet Potera do të shkojnë në balotazh më 19 nëntor./Llapi.info/

Rezultatet e vitit 2013

Rezultatet e vitit 2017