Agim Veliu gjatë së hënës u shkarkua nga kryesia e LDK-së në Podujevë.

Dikur shkarkimet nuk ia linin shenjë Agim Veliut.

Të paktën ështu ishte shprehur Veliu pas shkarkimit të tij nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme nga Albin Kurti.

Por deputetit të LDK-së shenja duket se i lanë dy shkarkimet tjera të cilat iu bënë nga vetë partia e tij.

Agim Veliu shihej krah për krah me Abdigjikun kur Veliu ishte nënkryetar i LDK-së.

Por pas riformimit të Lidhjes në mars të 2021, Abdigjiku nuk e përfshiu atë si pjesë të kryesisë së partisë.

E ky ishte shkarkimi i dytë i Agim Veliut nga një pozitë.

Shkarkimet e tij nuk përfunduan me kaq, së fundmi Lumir Abdixhiku e largoi Veliun nga kryesia e LDK-së edhe në Podujevë, duke pamundësuar edhe kandidimin e tij për kryetar të kësaj komune.

Në vetë bastionin e LDK-së, ku Veliu ishte faktor tashmë është veçse një anëtar i degës atje.

Këtë veprim të kryesisë së partisë, Agim Veliu e cilësoi si ilegal dhe ilegjitim.

Por edhe pse e mërkurja pati goxha zhvillime në partinë e Veliut, e enjta ishte ndryshe.

Mirëpo arsyeja se pse u shkarkua Veliu nga pozita e kryetarit në Llap nuk është e ditur.

Prandaj televizioni provoi të flasë me kryetarin e LDK-së Abdixhikun, mirëpo ai refuzoi të flasë.

Për këtë temë nuk ka folur as ish shefi i Veliut, Isa Mustafa.

T7 ka tentuar të marrë qëndrim nga ai, por Mustafa tha që është më obligime në Shqipëri.

E dikush nga LDK duket se u nda e pakënaqur nga e tërë kjo situatë.

Kundër shkarkimit të Veliut ka votuar edhe anëtari i kryesisë, Lutfi Zharku.

Agim Veliu aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës pasi mori 11 mijë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Megjithatë dnuk ishte i zëshëm as si deputet në seancat e Kuvendit të Kosovës.