Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka bërë të ditur se për shtatë ditë, 16.584 qytetarë nga Veriu dhe Jugu i Mitrovicës e kanë nënshkruar peticionin për bashkimin e këtij qyteti.

Në këtë konferencë është bërë e ditur se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka refuzuar vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, duke e cilësuar atë si të jashtëligjshëm, njofton Klan Kosova.

Ndërsa, kryetari Bahtiri ka theksuar se ky peticion do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të kërkohet bashkimi i qytetit të Mitrovicës.

Gjithashtu edhe qytetarët u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që ta votojnë këtë iniciativë.

Kujtojmë se që nga periudha e pasluftës rreth 15 mijë banorë janë shpërngulur nga Mitrovica veriore.