Pasi që e eliminuan publikisht dhe medialisht Gazmend Muhaxherin, kryetarin e Pejës, si kandidat të mundshëm për kryeministër, dy nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot kanë qëndruar bashkë.

Bëhet fjalë për Agim Veliun, kryetarin e Podujevës dhe Lutfi Hazirin, kryetarin e Gjilanit.

Që të dy këta shihen edhe si kandidatët kryesorë për ta marrë drejtimin e LDK-së në zgjedhjet e kësaj partie që mbahen vitin e ardhshëm, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, fotografia e shpërndarë në Facebook nga gazetari Milot Hasimja vë në pah edhe një gjë: aftësinë e Agim Veliut për ta mbajtur telefonin afër veshit pa e prekur fare me dorë!

Pak njerëz mund të bëjnë këtë, siç ka vepruar Veliu!