Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka njoftuar se nga data 28 qershor do të lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta.

Përmes një njoftimi në Facebook, APN i ka drejtuar qytetarët t’i referohen faqes zyrtare të aeroportit për më shumë informacione.

“Për bileta dhe informacione shtesë, për fluturimin tuaj, qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore. Për dokumente udhëtimi, ju lusim të kontaktoni me autoritetet relevante siç janë zyret e Ambasadave të Huaja në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme etj. Ju lusim t’i përmbaheni udhëzimeve për masat e sigurisë së udhëtimit, në mënyrë që fluturimi i juaj të realizohet me kohë dhe i sigurt, (veprimet që duhet ndërmarrë nga ana juaj, janë të publikuara si në faqen tonë zyrtare, po ashtu edhe në rrjetet sociale”, thuhet në njoftim.