Udhëtarët e linjës Basel – Prishtinë të mërkurën u frikësuan pas aterrimit në Prishtinë.

Kjo pasi aeroplanin e tyre e goditi rrufeja.

Nga kompania “GP Aviation” i thanë Klan Kosova se ndjejnë keqardhje për shqetësimin nga rasti prej të cilit nuk pati të lënduar.

Një situatë të ngjashme por rrugës drejt Zvicrës e kishte përjetuar edhe një mërgimtar tjetër, ku sipas tij kishte pasur edhe të bërtitura.

Shkaku i këtij incidenti kompania ka njoftuar se disa fluturime janë ri aranzhuar në mënyrë që të gjithë pasagjerët që kane rezervuar biletat te arrijnë në destinacionin e duhur derisa po vlerësohet edhe dëmi në aeroplanin në Prishtinë.