Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, admiralin James Foggo.
Admirali Foggo ripohoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Forcës së Kosovës, njofton kumtesa e Ambasadës Amerikane.
“Këtë mëngjes Ambasadori Kosnett u takua me Admiralin Foggo, Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të Napolit – JFCNP. Admirali ripohoi angazhimin e SHBA-së ndaj Forcës së Kosovës – misioni i KFOR-it”, thuhet në njoftim
Kujtomë se SHBA-të përkrahën fuqishëm votimin e pakos së ligjeve të FSK-së në Kuvendin e Kosovës, ku me 14 dhjetor u votuan me 106 vota duke mundësuar kështu formimin e Ushtrisë së Kosovës.