Kandidatja e vetme për kryetare të Kuvendit të Podujevës, Adelina Stublla, është tërhequr nga gara në mbledhjen e sotme, shkruan Llapi.info.
Stublla ka shtuar se këtë vendim e ka marrë për t’i hapur rrugë procesit të zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit.
“Po shihet që kështu nuk po mund të ecim përpara dhe për t’i hapur rrugë procesit, unë tërhiqem nga gara për kryesuese”, është shprehur ajo.
Pas kësaj, Kuvendi i Komunës së Podujevës ka shkuar në pauzë deri në ora 12:00. Në këtë seancë nuk janë prezent tre këshilltarë të PDK-së.
Kuvendi i Podujevës ka kohë vetëm deri më 3 janar që të zgjedhë kryetarin, në të kundërtën, do të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme për Kuvendin Komunal./Llapi.info






