Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se tash e tutje edhe Policia e vendit do të bëjë mbikqyrjen e testeve për patentë shoferë.
Nëpëmjet një postimi në Facebook Abrashi ka thënë se memorandumi që ka nënshkruar bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, do të rris transparencës në testime dhe sigurinë.
“Tash e tutje, Policia e Kosovës në mbikqyrje të testeve për patentë shofer. Memorandumi që nënshkruam me ministrin e MPB Agim Veliu, do të rris më shumë transparencën në testime, e njëkohësisht edhe sigurinë. Me mbikqyrje të rreptë do ta godasim korrupsionin, e rrjedhimisht fuqizojmë patentë shoferët e Kosovës në vendet e BE-së” ka shkruar Abrashi.