Lokale - eSIMy

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, pas votimit të Ligjit për Pagat, ka uruar gjyqtarët dhe prokurorët.

Tahiri ka falënderuar kryeparlamentarin, kryeministrin, shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së dhe deputetët që kanë votuar  ‘pro’ propozimit që pagat në sistemin e drejtësisë të mos preken.

“Urime pagat e dinjitetshme për gjyqtarë dhe prokurorë. Falënderoj Kryetarin e Kuvendit z. Kadri Veseli, Kryeministrin Ramush Haradinaj, shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi si dhe deputetët për mbështetjen që më dhanë në argumentimin tim për mos cenimin e pagave të bartësve të pushtetit të tretë. Sundimi i ligjit është dhe do të mbetet prioritet themelor i Republikës”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.