Fillim të furishëm ka bërë përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll në ciklin e ri eliminator, atë për “Euro 2021”.

Kosova më 6 qershor fitoi në udhëtim ndaj Andorrës me shifrat 4:0, ndërsa më pas më 11 qershor fitoi në “Fadil Vokrri” ndaj Turqisë, me rezultatin 3:1.

Njëjtë furishëm karrierën te Kosova e nisi Eris Abedini, mesfushori 20-vjeçar i lindur në Zvicër. Në debutim, ndaj Andorrës, Abedini shënoi gol dhe kompletoi ndeshjen. E kompletoi edhe ndeshjen ndaj Turqisë dhe u vlerësua lart për paraqitjen. Abedini është prej pak lojtarëve debutues që janë stabilizuar menjëherë tek ekipi Shpresa (U21), shkruan sot Koha Ditore.

Shumica e titullarëve ishin grumbulluar edhe në ndeshjet e ciklit të kaluar, apo të paktën në ndonjë prej tyre. Abedini karrierën te Kosova e ka nisur me ndeshjen ndaj Andorrës, por në nivel të përfaqësueses ka luajtur edhe më herët. Ishte pjesë e të rinjve të Zvicrës.

“Nuk e kam pritur që të kemi këtë start, që në dy ndeshjet e para të kemi dy fitore. Është natyrisht fillim shumë i mirë dhe na jep shpresë për të ardhmen”, ka thënë Abedini në një bisedë për gazetën….(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)