Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu përmes një postimi në Facebook ka thënë se pozita është dehur nga pushteti dhe arroganca prandaj dhe mendojnë se prapa grevës qëndron opozita.
Abdullahu ka shkruar se “pushtetarëve ju duket apsurde se si ka mundësi të gjithë mësimdhënësit dhe jo vetëm, të veprojnë ndryshe dhe ta akuzojnë Qeverinë se e ka gabim dhe ata kanë të drejtë”.
Tutje zëdhënësi i PDK-së i bën thirrje Qeverisë që të kthjellet e të mos gënjejë vetëveten.
Postimi i plotë:
Greva dhe opozita
Disa qeveritarë po e akuzojnë opozitën se qëndron prapa grevës.
Këta nuk po gënjejnë, përnjëmend mendojnë se opozita është prapa grevës. A e dini pse ? Sepse këta të pozitës janë dehur prej pushteti dhe arroganca nuk po i lë ta marrin vesh se sot është e mundshme me qenë kundër Qeverisë Kurti dikush që është i ndershëm i pakorruptuar dhe për më shumë me pas të drejtë dhe me i pas qëllimet e mira.
Prandaj pushtetarëve ju duket apsurde si ka mundësi të gjithë mësimdhënësit dhe jo vetëm, të veprojnë ndryshe dhe ta akuzojnë Qeverinë se e ka gabim dhe ata kanë të drejtë.
Kthjellnu bre. Mos e rreni vetëveten.
Ofroni zgjidhje se nuk ju ka faj opozita po zezdita e juaj.