Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, kanë vizituar Valon Kastratin nga Kërpimehu – një ditë pasi iu dogj biznesi i tij.

Abdixhiku ka treguar sa familje ushqeheshin nga puna në pikën grumbulluese të mjedrave në biznesin e Valonit.

Kryetari i LDK-së ka bërë thirrje tek institucionet që të ndihmohet Valon Kastrati.

Postimi i plotë:

Një fatkeqësi nga e cila humbim të gjithë!

Valon Kastrati nga Kërpimehu i Podujevës, këtë vikend humbi gjithë biznesin e tij. Zjarri një orësh i kishte marrë gjithë kapitalin e jetësor – objektin dhe me të, të gjitha pajisjet e produktet e grumbulluara aty.

Por Valoni, të cilin e vizitova sot në Kërpimeh, nuk është humbësi i vetëm nga kjo tragjedi.

Në këtë pikë grumbulluese, mbi 400 familje nga kjo anë kanë grumbulluar produktet e tyre në vazhdimësi. Nga shitja e tyre, 100% në BE, kanë mbajtur veten, kanë shkolluar fëmijë, kanë bërë jetë në Kosovë. Plot 100 punëtorë të tjerë sot kanë mbetur pa punë nga sot!

Thënë shkurt, me djegien e kësaj pike, me humbjen e këtij biznesi, qindra familje humbasin njëtrajtësisht!

Dhe ky fakt është goditje e rëndë për këtë anë. Nga ky fakt, lind dhe thirrja ime për institucionet e vendit; të ndihmojnë Valonin, punëtorët dhe 400 fermeret e lidhur ngushtë në këtë pikë grumbulluese në Kërpimeh! T’i ndihmojnë për të ribërë këtë biznes sa më parë; që familjet t’i vazhdojnë kultivimet; punëtorët punën e Valoni shitjen për në Evropë.