Lokale - eSIMy

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për rënien e theksuar të LDK-së në zgjedhjet e fundit. Këtë fakt, Abdixhiku e ka quajtur turpërues.

Kreu i LDK-së tha se i vjen turp kur sheh se LDK-ja, ka mbetur me tri rende të ulëseve në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, ai tha se partia e tij është duke punuar që t’i kthej numrat që i ka pasur në kohen e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Çfarë mua më turpëron është fakti që një parti si LDK, mbetet në numra rreth 12%, kjo për mua është turp, për mu turp është kur të shkoj në seancë dhe e shoh që LDK ka mbet me tri rende. Këtë mundohem ta ndryshoj për këtë po angazhohem, partinë e Ibrahim Rugovës, ta kthej në këtë moment historik”, ka thënë ai në Debat Plus.

I pari i LDK-së foli edhe për deklaratën e ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili kishte thënë se në LDK, ka njerëz që turpërohen nga e kaluara e kësaj partie.

Abdixhiku, ka thënë se kjo nuk qëndron dhe është shprehur se mburret me të kaluarën dhe vizionin e partisë që e drejton.