Lokale - eSIMy

Nënkryetari i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka bërë të ditur se Adelinë Sahiti, Drejtoreshë e Punes dhe Mirëqenies Sociale në Prishtinë, nga sot u bë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Manaj e lavdëroi Adelinën për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj në udhëheqjen e drejtorisë, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve sociale për qytetarët.

Ai theksoi se LDK është një shtëpi e madhe politike, e hapur për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për zhvillimin e Kosovës.