Pas njoftimin për pakon e re të Qeverisë së Kosovës si ndihmë për përballimin e inflacionit, deklaratave të sindikalistëve që greva do të vazhdojë, ka reagur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ai tha se sot, Kurti dështoi të kapërcejë veten duke refuzuar dialogun dhe nuk arriti të trajtojë me respekt problemin e mësimdhënësve.“Sot, Kurti dështoi të kapërcejë veten.

Refuzoj dialogun dhe nuk arriti të trajtojë me respekt shtetari problemin e mësimdhënësve tanë – njerëzve të këtij vendi. Zgjidhjet e tij të njëanshme që nuk plotësojnë nevojat themelore të mësimdhënësve, janë veçse improvizim. Si i tillë, ky plan pa dialogim, thellon përçarjen e mban shkollat tona të mbyllura” – tha Abdixhiku.

Tutje ai shtoi se Kosova ka nevojë për urtësi, jo për ofendim e kaq polarizim depresiv, se nuk ka luftë të mësimdhënësve e komunave ndaj shtetit dhe që të dy, komunat e mësimdhënësit janë vet shteti.

“Të dialogosh do të thotë të bashkëbisedosh. Të dëgjosh tjetrin e të dëgjojë tjetri. Komunikimi në distancë me mësimdhënësit tanë në këtë krizë është veçse ofendim. Nga gabimi në gabim” – u shpreh i pari i LDK-së.Gjithashtu ai tha se qeveria ka për obligim që inflacionin prej 20% ta përkthejë në rritje të të hyrave për të gjithë dhe se për fillim, pushteti duhet të bisedojë me mësimdhënësit pa arrogancë e pa hezitim.