Lokale - eSIMy

Udhëheqësi i Komisionit të PDK-së për Organizim në Mërgatë, deputeti Elmi Reçica po qëndron në Gjermani, nga ku ka njoftuar për shtrirjen e strukturave të partisë edhe në këtë shtet.

Reçica mbrëmë ishte në Munih të Gjermanisë, ku u mbajt mbledhja konstituive e Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së për Bavari.

“Takimin e hapi, kryetari Isak Neziri. Të pranishëm në këtë takim ishin intelektualë, shkrimtarë e veprimtarë të shquar të cilët kanë kontribuar dhe ndihmuar Kosovën në të gjitha fazat. Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon të zgjerohet në mërgatë, për t’i ofruar mundësi reale mërgatës sonë, që të bashkëngjiten rrugëtimit të përbashkët për ta ndërtuar dhe zhvilluar Kosovën”, shkruan Reçica në Facebook.

Edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka udhëtuar sot për në Zvicër për të takuar bashkatdhetarët.

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga Ekipi Politik për Mërgatë, do të nis ciklin e tubimeve e takimeve me bashkëatdhetarë. Këtë të shtunë, më datë 7 maj 2022, tubimi i parë mbahet në Zvicër, në Maienstrasse 6, 2540, Grenchen, Schëeiz, nga ora 18:00”, thuhet në një komunikatë të LDK-së