Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në Konventën Programore në Gjilan, tha se qeveria nuk po merret me zgjidhjen e problemeve bazike. Ai tutje tha se në ketë mënyrë nuk po ju dëgjohen as hallet e qytetarëve.

“Në vend të gjendjes së zgjedhjes për çdo problem bazikë nga greva tek energjia, inflacioni, ikja e shëndetësia, ne dëgjojmë narracionet e 14 shkurtit, fajësimet për 20 vjet e konspiracionit për rrëzim të qeverisë”, tha Abdixhiku.

Lumir Abdixhiku, tutje shtoi se tash veç se do të fillojë java e fundit të muajit të parë të mësimit derisa mbi 318 mijë fëmijë anë e mbanë Kosovës dhe 25 mijë mësimdhënës janë në grevë, e që nuk është bërë ndonjë zgjidhje.

Abdixhiku, tha se partia që ai drejton e ka dyfishuar mbështetjen e qytetarëve e që me këtë nuk duhet të vetëkënaqen. Ai tutje shtoi se ky takim është nismë për të vazhduar edhe në komunat e tjera.