Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se janë angazhuar 18 ekipe në gjithë Kosovën me kapacitet të plotë për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Kompanitë dhe punëtorët janë udhëzuar të mbajnë distancë dhe të kenë pajisje mbrojtëse. Ju shprehi mirënjohjen më të lartë për këtë angazhim. Puna do të vazhdojë. Do të jemi në terren secilën ditë. Kur të përfundojë kjo krizë, do t’i kemi rrugët rajonale e autostradat dukshëm më të pastërta “.

Abdixhiku iu ka bërë thirrje që të rrijnë nëpër shtëpitë e tyre.

Në kohë restrikcionesh, 18 ekipe nëpër gjithë Kosovën janë aktivizuar në kapacitete të plota për mirëmbajtjen verore….

Gepostet von Lumir Abdixhiku am Dienstag, 7. April 2020