Lokale - eSIMy

Lumir Abdixhiku ka nisur një riorganizim të brendshëm në Lidhja Demokratike e Kosovës, duke bërë ndryshime të thella në përbërjen e kryesisë së partisë.

Në listën e re të propozuar, disa prej emrave të njohur të LDK-së kanë mbetur jashtë strukturave drejtuese, çka sinjalizon një përpjekje për rifreskim dhe konsolidim të partisë.

Megjithatë, lënia jashtë e disa figurave me peshë pritet të shkaktojë reagime brenda partisë.

Nga përbërja e re e Kryesisë janë larguar këta emra:

Arben Gashi, Besa Gaxheri, Driton Selmanaj, Elmire Nikçi Rexha, Florian Dushi, Imri Ahmeti, Lirije Kajtazi, Mirjeta Kalludra, Muhamet Hamiti, Rrezarta Krasniqi, Visar Berisha, Vlora Dumoshi dhe Xhafer Tahiri.

Ndërkohë, Kryesisë i janë shtuar këta anëtarë të rinj: Arbër Ismajli, Arjeta Salihu Abazi, Ermal Sadiku, Shefqet Shehu, Sokol Havolli dhe Ukë Rugova.