Lokale - eSIMy

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar reforma nëpër degë të ndryshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Llapi.info.

Në Pressing, Abdixhiku është shprehur se reforma të tilla do të ketë edhe në LDK-në e Podujevës, për çka ka shtuar se Ekrem Hyseni do ta ketë mbështetjen e tij të plotë.

“Rezultati në Podujevë në raundin e parë ka qenë i shkëlqyeshëm, pasi kemi dalë partie e parë pas dy zgjedhjeve të humbura. Ekrem Hyseni ka qenë njëri nga kandidatët më të mirë që ka pasur LDK-ja në nivel të Kosovës. Ekrem Hyseni do ta ketë mbështetjen time për të bërë reforma në degën e LDK-së në Podujevë. Ekrem Hyseni është e ardhmja e LDK-së në Llap. Ne do të hymë në reforma, pasi këto po funksionojnë”, është shprehur ai.

Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje e fitoi mandatin e dytë për ta udhëhequr Podujevën.

Bulliqi fitoi me 20 mijë e 282 vota ose 51.84 për qind kundrejt kundërkandidatit të tij në garën për këtë komunë, Ekrem Hyseni nga LDK, i cili mori 18 mijë e 845 vota ose 48.16 për qind./Llapi.info