Institucionet e Drejtësisë janë ato që duhet të hetojnë, zbulojnë dënojnë dhe shkatërrojnë skemat e pastrimit të parasë në Kosovë ka thënë ambasadori I Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott.

Abbott në një tryezë të organizuar me temën “Pastrimi i parasë” ka thënë se derisa shohim njerëz që sillen me vetura të shtrenjta dhe rroba të shtrenjta hotele dhe kafiteri luksoze shtëpi të bukura dhe mënyrë të jetuarit në shpërputhje me të ardhurat personale tregon se ekziston dukuria e pastrimit të parasë.

“E nëse nuk konfiskoni pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme puna e bërë nuk është e plotë. Jo vetëm dënimet por edhe konfiskimet varen nga ju. Jo nga politikantë dhe më pak nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë Abbott në një tryezë pjesë e së cilës ishin kryesuesi I KGK-së Skender Cocaj dhe ai i KPK-së Bahri Hyseni, raporton KTV.

Kryesuesi i KPK-së Bahri Hyseni ka thënë se ka sukses ne sekuestrimin e përkohshëm të pasurisë por që presin të shohin rezultatet konkrete edhe te konfiskimi i pasurisë derisa ka thënë se janë vetëdijshëm se nuk janë kënaqur me shifrat e deritanishme. Pjesë e kësaj tryeze ishte një Michael Hopmeier gjykatës në Southwark Crown Court në Britani të Madhe i cili ka thënë se gjatë këtij trajnimi dy ditor ai do të ofrojë përvojat më të mira të Britanisë dhe sfidat që kanë të bëjnë më pastrimin e parasë dhe konfiskimin e pasurisë të përfituar në mënyrë të paligjshme.