Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese për interpretim çështjen e insisitimit të kalimit në votim të fshehtë për votimin e kryetarit të kuvendit.

“Ne sot si AAK me nënshkrimin e deputetëve të LDK-së dhe PDK-së dërguam në Gjykatën Kushtetuese për interpretim të ndryshimit të votimit në mes të propcedurave për zgjedhjen e kryeparlametnarit. Raporti është hartuar nga ekspertët e AAK-së dhe kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që ta trajtojë këtë çështje me prioritet. Megjithatë, ne mendojmë se po cenohet rëndësia e Kuvendit të Kosovës, duke u mbajtur seanca çdo 48 orë, përfshirë edhe ato seanca që dyshohet se po bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. U bëj thirrje të gjithë akterëve që kjo çështje të trajtohet me seriozitet, ndoshta përmes një mase të përkohshme pezulluese, për të ndaluar mbajtjen e seancave derisa Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim”, ka thënë Kadriaj.