Grupi Parlamentar i AAK-së në një konferencë të jashtëzakonshme për medie ka përsëritur edhe një herë kërkesën që çdo qytetari t’i jepen nga 100 euro në kohë të pandemisë

Deputeti i kësaj partie, Gazmend Abrashi theksoi se përkrahja individuale është shumë e nevojshme për qytetarët.

“Sot në pamundësi që të japim ekspozenë e saj i kemi paraparë të jep dy pako. Pako e parë emergjente që i përfshinë të gjithë qytetarë. Për këtë kemi propozua që secili qytetarë të merr nga 100 euro nga shteti. Ketë ide e kanë përkrahë shumë shtete në përkrahje të individit. Propozojmë moratorium për kreditë e qytetarëve dhe ndaj procesit të përmbarimit deri m ë 1 shtator”, tha ai.

Abrashi u shpreh se në këtë gjendje emergjente ndihmat ndaj sektorit privat janë primare. Ai tregoi sesi mund të sigurohen këto mjete financiare.

“I kemi burimet se nga munden me ardhur këto. Janë rezervat që rriten vite me radhë dhe kemi kredinë që e kemi bruto produktin më të ultë në rajon. Kjo kërkesë nuk është asgjë përveç pakove që po implementon BE-ja. Mendoj që është situatë emergjente dhe Kuvendi e humbi një shans për tejkalimin e kësaj krize”, tha Abrashi.

E deputeti tjetër i AAK-së, Arbër Tolaj e kritikoi qeverinë në detyrë në menaxhimin e situatës me pandeminë.

Derisa e cilësoi edhe si antikushtetues vendimin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për kufizim të lëvizjes.

“Vendimi lidhur me ndërmarrjen e masave anti Covid-19 përbën një shkelje të radhës të Kushtetutës që në vetë ngërthen lëvizjen e lirë të qytetarëve. Qeveria në detyrë me paraqitjen e para të kësaj pandemie ka qëndruar me joseriozitet dhe shumë komod, pasi që janë dhënë vetëm disa këshilla”, tha ai./Telegrafi/