Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, (AAK), thotë se çdo marrëveshje e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ka synim rregullimin e raporteve, është lajm i mirë.

“Çdo marrëveshje që bëhet për rregullimin e raporteve është e mirë. Nuk mund te flasë, sepse i takon pjesës politike, por rregullimi i raporteve është lajm i mirë”.

Tutje, Elezaj, pjesë e AAK-së, thotë se Ramush Haradinaj do të duhej të marrë besimin për president, sepse është njeriu i cili përfaqëson interesat e Kosovës.

“Unë besoj që Haradinaj do të duhej ta merrte besimin nga të gjithë përfaqësuesit e popullit, sepse është njeriu i cili vërtetë është dëshmuar dhe për të ardhmen e Kosovës dhe sigurinë e qytetarëve. Të kemi një njeri i cili përfaqëson interesat e Kosovës dhe nuk do të duhej të kontestohej”, tha Elezaj, për Ekonomia Online.

Kjo parti ka nominuar ish-kryeministrin Haradinaj për të parin e shtetit në një mbledhje të Këahillit Drejtues të mbajtur ditë më parë.