Pagave të punëtorëve nga komuniteti serb pa shkuar fare në punë do t’iu vijë shumë shpejtë fundi.

Këtë premtim e dha sot ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike për raportin e auditorit për vitin 2019.


Ai theksoi se për këto paga të këtij komuniteti që janë duke u ndarë qe pesë vjet në bazë të një marrëveshjeje politike të arritur në Bruksel, do ta paraqesë në një prej mbledhjeve të Qeverisë.

Ndërsa kryesuesi i Komisionit, Enver Haliti, tha se nga ish-ministri, Mahir Yagcilar, ishte lejuar të bëhet pagesa prej 111 mijë euro për shpenzimin e rrymës pa pranuar faturë fare.Deputeti Haliti po ashtu ngriti edhe çështjen e punësimit me marrëveshje të veçanta dhe lejimin e vazhdimit të kontratave mbi gjashtë muaj.