Në të gjitha shkollat e komunës së Podujevës po mbahet greva, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, shkruan Llapi.info.
Kështu ka konfirmuar për Llapi.info, zëdhënësi i komunës së Podujevës, Fatr Zhitia.
“Jo, në asnjë shkollë në Komunën e Podujevës nuk është duke u zhvilluar procesi mësimor. Pra të gjitha shkollat janë në grevë. Nga institucionet arsimore vetëm çerdhja publike “Armela” nuk i është bashkuar grevës së shpallur nga SBAShKU”, ka thënë Zhitia.
Në anën tjetër, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar sot se greva nuk ka për t’u mbylluar pa u plotësuar kërksat e tyre.
“Nëse Qeveria ulet dhe i realizon kërkesat do të gëzohemi të gjithë”, tha ai.
“Mbyllja e grevës do të bëhet para mediave ashtu siç u shpallë. Greva do të përfundojë e dikujt do t’i vijë turp, e ajo është Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila na thoshte kërkesat i keni legjitime por nuk bëri asgjë…”, deklaroi Jasharaj para gazetarëve.
“Urojë që të ulën që sot e të zgjedhim këtë çështje”, tha ai./Llapi.info






