Lokale - eSIMy

Numri dy në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani, është përgjigjur në 50 pyetjet e emisionit Prive në Klan Kosova.

E pyetur se a i janë dhënë direktiva ndonjëherë nga ndërkombëtarët, ajo ka thënë se direktiva nuk i janë dhënë, por vetëm këshilla.

A frikësohet Vjosa Osmani nga intrigat e politikat e vjetër?

“Sikur të frikësohesha, do të dorëzohesha para tyre”.

Cila është reforma e parë që do ta realizosh?

“Definitivisht ka nevojë për reformë në sistemin e drejtësisë. Pa sundim të ligjit nuk mund të flasim për të tjerat”.