Rruga “Eqrem Çabej” në kryeqytet është parë të jetë e zbrazur nga makinat si rrallë herë në një ditë pune.

Në fotografi të dërguara nga lexues të Klankosova.tv shihet se rruga që vjen nga lagjja “Dardania” është e zbrazur nga makinat, ndërsa ajo që vjen nga lagjja “Aktash” ka pak vetura.

Në zbrazjen e rrugëve të kryeqytet arsye mund të jetë edhe çmimi i lartë i naftës në vend, ku një litër naftë kushton 1.86 euro deri nesër në ora 10:00, derisa ministria e Financave ta bëjë publik çmimin e ri tavan.