Skender Hyseni, tash e rreth 30 vite është pjesë e politikës kosovare.

Shpesh’herë ka mbajtur edhe pozita shumë të larta shtetërore; përfshirë këtu edhe atë të kryenegociatorit në dialog me Serbinë, ministër i Punëve të Jashtme dhe të Brendshme.

Kohëve të fundit ai u bë viral, pas një krahasimi të rëndë që ia bëri presidentes Vjosa Osmani, me kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Mirëpo, anipse Hyseni jeton që një kohë të gjatë në Prishtinë, duke u shkëputur plotësisht nga vendlindja, prejardhja e tij është nga Podujeva, saktësisht nga fshati Dobratin.