Lokale - eSIMy

Hetuesit e krimeve ekonomike kanë intervistuar dje drejtorin e Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovcin, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Intervistimin e tij e ka konfirmuar avokati i tij, Artan Qerkini, i cili ka bërë të ditur se Brestovci është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar.

“Mund të konfirmoj që është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar. Për shkak të sekretit hetimor, meqë lënda është duke u hetuar, nuk mund të jap detaje të tjera. Vepra për të cilën është intervistuar ka të bëjë me pretendimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Mbrojtjen e ka dhënë dhe është përgjigjur në secilën pyetje”, ka deklaruar Qerkini për Express.

Ndërkohë, Brestovci është kontaktuar nga gazeta, për të marrë një qëndrim lidhur me intervistimin dhe dyshimet ndaj tij, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka kthyer përgjigje.