Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën në një aksident trafiku në magjistralen Rožaje–Berane, në Mal të Zi.
Viktima është Elvis Mulliqi, 47-vjeçar, ish-polic kufitar.
Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, ku përveç viktimës, dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Lajmi për vdekjen e tij është raportuar edhe nga mediumi malazez “Vijesti”, duke iu referuar Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45. Pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes, qarkullimi në këtë magjistrale është rikthyer në normalitet.






