Një përleshje fizike është raportuar të ketë ndodhur sonte në njërin prej shisha bareve në qytetin e Podujevës.
Sipas burimeve, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo nëse ka të arrestuar.
Rrethanat e rastit mbeten të paqarta.






