Lokale - eSIMy

Është siguruar fotografia e Jeton Stanovcit, njërit prej personave të arrestuar në operacionin antidrogë “Heshtja”, i cili dyshohet se ka pasur rol drejtues në grupin që po hetohet për trafikim dhe shpërndarje të kokainës.

Stanovci, 42-vjeçar, është arrestuar më 14 nëntor, gjatë operacionit të zhvilluar në rajonin e Prishtinës.

Gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, automjete luksoze, para të gatshme dhe dëshmi të tjera që mund të shërbejnë në procedurën penale.

Në mesin e automjeteve të sekuestruara janë Mercedes-Maybach, Mercedes GLE, Porsche, Audi dhe Volkswagen Tiguan.

Vlera e përgjithshme e pasurisë së sekuestruar raportohet të jetë rreth 301 mijë euro.

Në mesin e personave të tjerë të arrestuar në këtë operacion janë edhe Astrit Haraqija, Albana Xhemajli-Ramadani, Alban Maloku dhe Gëzim Feka.

Ndërkaq, Baftije Feka dyshohet se është në kërkim nga organet e rendit në kuadër të të njëjtit operacion.

Theksohet se dyshimet për rolin e personave të përfshirë nuk përbëjnë konstatim gjyqësor dhe se përgjegjësia individuale mbetet objekt i hetimeve.