Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 19:00. Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator, katër fishekë dhe një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë:

Podujevë / 13.11.2026 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator, katër fishekë dhe një thikë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.